Zidane njofton rikthimin: Së shpejti do të më shihni

Zinedine Zidane është gati të rikthehet në botën e futbollit.
Gjatë një ngjarje në Paris, ku një statujë e tij u ngrit në muzeun e dyllit Grevin, vetë francezi ka njoftuar për kthimin e tij.
“ Kur do të ktheheni të më shihni në stol? Shumë shpejt. Nuk jam larg që ta bëj”, ka thënë Zidane.
Më pas ai vazhdoi duke bërë të ditur se këto muaj pa punë i kishte jetuar me qetësi.
“Po argëtohem edhe tani ”, tha ai.
50-vjeçari, Zizou ka qenë pa punë që nga viti 2021, pasi mbylli periudhën e dytë në krye të Real Madridit.