75 Mall Live Search
21:35 / E Martë, 21 Qershor 2022 / Gj. Sh

Zidane nuk do të jetë trajner i PSG-së, e konfirmon Nasser Al Khelaifi

Legjenda franceze, Zinedine Zidane nuk do të jetë trajner i PSG-së, në sezonin e ri.

Mediat franceze kanë njoftuar se lajmin e ka konfirmuar edhe presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi, transmeton Indeksonline.

“E dua Zinedine Zidane por ne kurrë nuk kemi folur me të. Shumë klube janë të interesuara për të, kombëtaret po ashtu – jo ne”, raporton Le Parisien.

Al Khelaifi ka folur edhe për trajnerin e Nice, Christophe Galtier, ku ka thënë se janë në bisedime dhe shpreson të arrijnë marrëveshje me të.

“Galtier? Jemi në bisedime me Nice, nuk është sekret. Shpresoj se do të arrijmë një marrëveshje së shpejti”, është shprehur presidenti i PSG-së./indeksonline/