75 Mall Live Search
18:17 / E Shtunë, 27 Korrik 2019 / indeksADMonline

Zidane nuk shkoi fare në dhomat e zhveshjes pas humbjes ndaj Atleticos

Zinedine Zidane nuk u kthye në dhomën e veshjes së Real Madridit pas humbjes 7-3 nga Atletico Madrid në New Jersey.

Diego Costa shënoi katër herë dhe u largua nga loja me karton të kuq së bashku me Carvajal pas një përleshjeje në mes dy futbollistëve, shkruan Indeksonline.

Dhe sipas AS, Zidane ishte aq i mërzitur nga mënyra në të cilën Real humbi saqë nuk u kthye prapa në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes për të folur me lojtarët e tij, transmeton Indeksonline.

Megjithë humbjen e thellë, Zidane tha se nuk ishte i shqetësuar, por ishte i “lënduar” nga paraqitja e lojtarëve të tij.

“Ishte një lojë e keqe dhe tani duhet të përqendrohemi në atë që gabuam, kështu që mund të përpiqemi dhe të sigurohemi që nuk do të ndodhë përsëri në ndeshjen e ardhshme”, u tha ai gazetarëve pas ndeshjes së International Champions Cup.

“Unë jam i bindur se do të kemi një sezon të mirë, kjo nuk do të ndryshojë atë që ne jemi duke kërkuar për të arritur këtë sezon, lojtarët nuk po më lënë poshtë, ne jemi duke u përgatitur për sezonin e ri dhe ne duhet të qëndrojmë të qetë. Duhet të jemi gati kur LaLiga të vijë ” përfundoi francezi./Indeksonline/