Zidane paska ardhë për “badihava”, Valencia ia gozhdon vendin e tretë
Real Madrid është mposhtur nga Valencia me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së 30-të të La Ligas.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Goncalo Guedes në minutën e 35-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Rezultatin e dyfishoi Ezequiel Garay shtatë minuta para fundit të ndeshjes.
Golin e vetëm pë skuadrën e Zidane e shënoi Benzema në minutën e katërt shtesë.
Pas kësaj humbje Reali mbetet në pozitën e tretë me 57 pikë, 13 më pakë se Barcelona dhe pesë më pak se Atletico.
Valencia me këtë fitore ngjitet në pozitën e pestë me 46 pikë. /IndeksOnline/