Zidane për herë të parë paralajmëron transfere të mëdha te Reali
Zinedine Zidane foli në konferencën për shtyp para ndeshjes mes Real Madridit dhe Atletiko Bilbaos. Trajneri francez ka paralajmëruar transfere të mëdha te Reali në verë.
Sipas Zizu, asnjë emër nuk mund të flitet momentalisht, por që ka biseduae me pronarët dhe janë pajtuar për ndryshime në skuadër.
“Real Madridi gjithmonë kërkon më të mirën dhe ne duhet të pranojmë se ky nuk ka qenë viti më i mirë i Madridit. Kemi biseduar me drejtuesit e skuadrës dhe jemi pajtuar se duhen bërë ndryshime. Mendoj se do të bëjmë blerje të mëdha në verë. Nuk mund të flas për emra tani, por ne do të krijojmë një skuadër tejet konkurruese” ka thënë Zidane./Indeksonline/