20:55 / E Shtunë, 07 Janar 2023 / C E

Zidane refuzon tri kombëtare të mëdha, njëra nga më të fortat në Botë

Zinedine Zidane vazhdon të mbetet një trajner i lirë edhe pse ka pasur oferta të shumta në drejtim të tij.

Sipas gazetës franceze, L’Equipe, ish-trajneri i Real Madridit ka refuzuar tri kombëtare deri më tani.

Brazili, Portugalia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur interesim për të.

Por Zinedine Zidane ka vendosur që të mos e pranoj asnjërën prej tyre.

50 vjecari është përmendur edhe si mundësi për të zëvendësuar Deschamps te Franca por në fund të trajneri dhe nënkampionët e Botës vendosën për vazhdimin e bashkëpunimit. /IndeksOnline/