75 Mall Live Search
18:56 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Zidane rikthihet te formula e vjetër për përmisimin e Real Madridit

Pas një fillimi jo të mirë të sezonit, trajneri Zinedine Zidane po shkon sërish te formula që e ndihmoi Real Madridin të ketë sukses kur ai filloi punën si trajner tre vite më parë.

Zidane po shikon ekipin e tij ‘B’ për të provuar ta mbajë Madridin në formë në të gjitha garat, duke i’u drejtuar të rinjve dhe lojtarëve që nuk luajnë shpesh në skuadrën kryesore.

Ishte e njëjta strategji që ai përdori në sezonin e tij të parë në vitin 2016, kur Madridi fitoi ligën spanjolle ashtu edhe Ligën e Kampionëve.

“Unë kam besim të madh në skuadrën time,” tha Zidane, i cili u kthye në klub në mars. “Unë kam 25 lojtarë me të vërtetë të mirë dhe ata kanë treguar se sa të mirë janë. Kur ata marrin mundësinë për të luajtur, ata duhet të jenë të gatshëm dhe duhet të luajnë mirë.”

Zidane përdori vetëm tre startues të rregullt të Mërkurën në fitoren 2-0 kundër Osasuna në stadiumin Santiago Bernabéu. Vetëm mbrojtësi Sergio Ramos dhe mesfushorët Casemiro dhe Toni Kroos nuk u pushuan. Edhe portieri Thibaut Courtois qëndroi jashtë formacionit, pasi Zidane dukej që startuesit e tij të rregullt të ishin gati për derbin e së shtunës kundër Atlético Madrid.

“Ne bëmë shumë gjëra të mira në këtë lojë, unë jam i emocionuar për këtë,” tha Zidane. “Ne kemi bërë disa ndryshime por ata që luajtën treguan se ishin gati” tha trajneri./Indeksonline/.