Zidane sqaron të ardhmen e pesë lojtarëve të Real Madridit
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur mbi të ardhmen e disa prej lojtarëve të tij.
Real Madridi tani ka arritur në Montreal ku do të qëndroj pak më shumë se një javë para se të fluturojë për në Houston, për ndeshjen e parë të Kupës së Kampionëve kundër Bayern Munich, përcjell Indeksonline.
Ata morën me vete më shumë se 29 lojtarë në Kanada, por ende disa lojtarë të ekipit mungojnë për arsyje që kanë qenë në detyrë me kombëtaret e tyre.
Zidane ka bërë disa transferime të reja si Ferland Mendy, Luka Jovic, Eden Hazard dhe Rodrygo Goes.
Lucas Vazquez është në radar të Arsenalit, por pavarësisht se është vlerësuar me 40 milionë euro, të gjitha shenjat tregojnë që ai qëndron. Zidane nuk do ta lejojë të largohet spanjollin.
James Rodriguez është një lojtar i Real Madridit për momentin, por me Atletico Madridin dhe Napolin që janë shumë të interesuar për tranferimin e ti, Zidane ka vendosur ta lërë atë të largohet. Shitja e tij prej 42 milionë eurosh është e pashmangshme.
Gareth Bale, dëshiron të qëndrojë me çdo kusht dhe ka udhëtuar me skuadrën, po ashtu Keylor Navas do të bashkohet së shpejti me skuadrën.
Deri më tani, Marcos Llorente, Mateo Kovacic, Raul de Tomas dhe Theo Hernandez janë shitur, ndërsa Martin Odegaard, Sergio Reguilon dhe Luca Zidane janë huazuar.
Për të pasur një skuadër të përkryer, Zidane do të duhet të shesë gjashtë lojtarë të tjerë. Dani Ceballos mund të dërgohet në huazim, ashtu si dhe Jezusi Vallejo. Nacho gjithashtu do të shitet nëse ka një ofertë të mirë./Indeksonline/.