Zidane: Thashethëmet po më shqetësojnë, dua të qëndroj këtu përgjithmonë
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka mbajtur sot konferencë për shtyp para ndeshjes me Galatasarayin në Ligën e Kampionëve.
“Ne të gjithë e dimë situatën në të cilën ndodhemi. Nuk filluam mirë sivjet në Ligën e Kampionëve por ende kemi mundësi për të ndryshuar gjendjen” ka thën Zidane.
Ai është pyetur nëse i rrezikohet posti i trajnerit.
“Nuk është kjo pyetje për mua. Duhet ta pyesni dikënd tjetër. Unë dua të qëndroj përgjithmonë këtu” shprehet francezi.
Nga dy ndeshjet e para në Champions League, Real Madridi ka fituar vetëm 1 pikë. /Indeksonline/