75 Mall Live Search
11:25 / E Premte, 03 Janar 2020 / indeksADMonline

Zidane, tregon me cilin lojtar të Realit identifikohet

Zinedine Zidane u shfaq para mediave për të analizuar ndeshjen e parë të Real Madridit më 2020 kundër Getafesë.

Ai tregoi për ambiciet e klubit këtë vit, ndërsa foli edhe për Iscon, duke thënë se ai identifikohet me të.

“Ndihem i identifikuar me të gjithë, por është e vërtetë që për shkak të pozicionit të tij ndiehem pak më shumë i identifikuar. Ai po luan dhe dëshiron vendin e tij, por si të gjithë. Kushdo që ka mundësinë për të luajtur duhet të heqë dorë dhe lojtarët janë të vetëdijshëm për këtë. Dhe më pëlqen si lojtar Isco” , u shpreh Zidane./Indeksonline/