75 Mall Live Search
10:03 / E Shtunë, 06 Shkurt 2021 / Blerim

Zidane tregon se kur do të kthehet Hazard

Trajneri i Realit, Zinedin Zidane ka vendosur të flas për lëndimin e Eden Hazard.

Belgun nuk po arrin të riaftësohet nga lëndimet, ai ka pësuar një dëmtim të muskujve sërish, shkruan IndeksOnline

Tekniku francez tha se Hazard është shumë i mërzitur dhe shpreson që të kthehet në fushë brenda dy apo tre javësh.

“Nuk është e lehtë për lojtarin. Jam i sigurt se është çështje kohe para se ta shohim atë të luajë sërish futboll. Shpresojmë të mos pësoi më asnjë dëmtim”, u shpreh Zidane.

“Shpresoj, kur të rikuperohet, do të shohim Hazardin e vërtet, ndoshta brenda dy apo tre javësh do të rikuperohet”.

“Është pak edhe çështje fati, s’ka qenë aspak e lehtë për të. Duhet të jemi të qetë, ai është lojtar i shkëlqyer dhe na duhet 100% i gatshëm”.