75 Mall Live Search
20:32 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

Zidane vazhdon me befasi, Ramosin e lë në shtëpi

Zinedine Zidane vazhdon të sjellë befasi në listën e Realit. Trajneri francez kësaj ka vendosur që në ndeshjen ndaj Eibar, të lë jashtë liste Sergio Ramos.

Poashtu, Zizu s’e ka ftuar as Marcelon, Vinicius, e Carvajal, ndërsa është rikthyer në formacion Brahim Diaz.

Vetëm Varane pritet të jetë mbrojtës titullar nga skuadra e parë, ngase të tjerët janë nga banka rezervë.

Lista e të ftuarve është si vijon:

Portierët : Navas, Luca dhe Moha.

Mbrojtja : Vallejo, Varane, Nacho, Odriozola dhe Reguilón.

Mesfushorët : Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Asensio, Brahim, Isco dhe Ceballos.Sulmuesit : Benzema, Bale dhe Lucas Vázquez./Indeksonline/