75 Mall Live Search
08:11 / E Premte, 26 Korrik 2019 / indeksADMonline

Zidane zbut deklaratat për Bale

Një tjetër ditë, një tjetër e re për Gareth Bale.

Trajneri, Zinedine Zidane, u pyet për të rejat në rastin e Bale para ndeshjes ndaj Atletico Madrid në International Champions Cup në New Jersey, shkruan Sky Sports, përcjell Indeksonline.

“Ai është këtu duke u stërvitur. Ai do të stërvitet edhe më vonë – dhe nesër kemi ndeshje, kjo është e gjitha. Ai është këtu me ne” – tha francezi.

Kujtojmë se ditë më parë Zidane tha se uellsiani është më mirë të largohet sa më parë dhe se klubi po punon për transferimin e tij./Indeksonline/