23:29 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zieler pranon autogolin më të tmerrshëm në karrierë, gabimi i tij s’do koment

Ish-portieri i Leicester Cityt, Ron-Robert Zieler është kandidat për njërin prej autogolave më të tmerrshëm për Suttgartin në ndeshjen ndaj Werder Bremen.

Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë gaboi rëndë pas një pasimi të rikthyer nga lojtari kundërshtar, top i cili përfundoi në portën e tij.

Gabimin e pranoi edhe vetë Zieler pas ndeshjes, duke thënë se nuk mund ta ndaloni atë që nuk e shihni, transmeton IndeksOnline.

”Ju nuk mund të ndalni atë që nuk e shihni”, tha Zieler, i cili insistoi se vetëm e pa pasimin e rikthyer të Sosas vonë.

”Isha shumë i befasuar. Fatkeqësisht e preka topin dhe është diçka e keqe që mund t’i ndodhë çdokujt”./IndeksOnline/

Temat: