75 Mall Live Search
09:51 / E Martë, 24 Qershor 2025 / L A

Zinchenko mund të largohet nga Arsenali, rivali nga Premierliga shpreh interesim për të

Anësori ukrainas, Oleksandr Zinchenko mund të largohet nga Arsenali në verë.

Humbja e vendit në formacionin startues, ka bërë ukrainasin që të mendojë për të ardhmen e tij në Londrën Veriore.

Siç raporton “Daily Mail”, Zinchenko megjithatë mund të qëndrojë në kryeqytetin anglez pasi që për të ka shprehur interesim skuadra e Fulhamit, me “Topçinjtë që vendosën çmimin e 10 milionë funtave për të.

Zinchenko erdhi në vitin 2022 nga Manchester City, ku i cili numëron 91 paraqitje dhe ka shënuar 3 gola dhe 5 asistime./IndeksOnline/