75 Mall Live Search
18:07 / E Diele, 18 Janar 2026 / G T

Zinchenko ndryshon ambient, huazohet te një tjetër skuadër

Futbollisti i njohur nga Ukraina, Oleksandr Zinchenko pritet të largohet nga Nottingham Foresti dhe të rikthehet te Arsenali.

Por, ky rikthim ka të bëjë me një tjetër huazim, shkruan Indeksonline

Siç raporton gazetari, Fabrizio Romano – Zinchenko pritet të huazohet te skuadra e Ajaxit në Holandë.

Marrëveshja tashmë është arritur dhe lojtari pritet të udhëtoj drejt Amsterdamit për të finalizuar transferimin e tij.

Skuadra e Ajaxit në fund të sezonit ka mundësi të blejë kartonin e plotë të mbrojtësit ukrainas./Indeksonline/