75 Mall Live Search
13:10 / E Shtunë, 05 Mars 2022 / MSH

Zinchenko për luftën në Ukrainë: Nëse nuk do të ishte vajza dhe familja ime, unë do të isha atje

Mbrojtësi ukrainas i Manchester Cityt, Oleksandr Zinchenko thotë se nuk mund të numërojë sa herë ka qarë gjatë javës së kaluar, pasi Rusia pushtoi atdheun e tij Ukrainën.

“Do të jem i sinqertë, nëse nuk do të ishte vajza ime dhe familja ime, unë do të isha atje”, ka thënë ai për BBC.

“I njoh njerëzit nga vendi im, e njoh mentalitetin e tyre. Të gjithë do ta bënin këtë” shtoi ai.

Zinchenko tha gjithashtu se shumë anëtarë të familjes së tij janë të sigurt, por që asnjëherë nuk e dinë se çfarë do të ndodhë pastaj.

Futbollisti ukrainas tha se kishte qenë në shtëpi duke fjetur, në momentin kur filloi invazioni në Ukrainë.

“Ishte mesnatë, me kohën e Mbretërisë së Bashkuar, rreth orës tre. Më zgjoi gruaja duke qajtur. Isha i shokuar. Ajo me tregoi videot dhe fotografitë se çka po ndodhte në Ukrainë dhe, ajo ndjenjë, nuk di se si ta shpjegoj” tha Zinchenko.