75 Mall Live Search
16:59 / E Mërkurë, 24 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Zinedin Zidane shfaqet në Kupën e Afrikës, e ndjek nga afër djalin e tij

Legjenda e Real Madridit dhe Francës, Zinedin Zidane është shfaqur në Kupën e Afrikës.

Ai po ndjek nga afër ndeshjen mes Algjerisë dhe Sudanit, shkruan IndeksOnline.

Arsyeja është e thjeshtë, po e ndjek nga afër djalin e tij, Luca Zidane.

Gardiani 27 vjeçar është titullar për kombëtaren e Algjerisë në ndeshjen e parë të Kupës së Afrikës.

Kujtojmë që Luca muaj më parë vendosi ta përfaqësojë Algjerinë, derisa debutoi me 14 tetor, në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës, kundër Ugandës./IndeksOnline/