75 Mall Live Search
12:01 / E Shtunë, 29 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Zinedine Zidane takon përfaqësuesin e Manchester United

Zinedine Zidane ka takuar njërin nga ambasadorët e Manchester United në Dubai.

Francezi u taku me ish mbrojtësin e Manchester United, tashmë ambasador i klubit, Mikael Silvestre. Ky i fundit ka shpërndarë një foto me Zidane në Instagram transmeton Indeksonline.

Sipas gazetës angleze ‘The Sun’, Zidane është në listën e dëshirave të Manchester United për sezonin e ardhshëm.

Përveç Zidane, edhe trajneri i Tottenham Pochettino është opsion i dëshirave i gjigantit anglezë./Indeksonline/