07:09 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Zinku nuk ka efekt nëse e merrni në mbrëmje: Në ç’kohë duhet të merrni suplemente për të pasur efekt?

Për të pasur vërtet efekt vitaminat dhe mineralet për forcimin e imunitetit dhe për përmirësimin e shëndetit, është me rëndësi t’i merrni në kohën e duhur të ditës, sepse absorbimi i tyre atëherë është më i mirë

Gjithashtu është treguar që disa kanë efekt më mirë në lukth të thatë, ndërsa të tjerët merren ekskluzivisht me ushqim, ndërkaq disa kombinime vitaminash dhe mineralesh mund të ngadalësojnë absorbimin, derisa të tjerat mundësojnë që të veprojnë drejt në organizëm.

Mjekët tërheqin vërejtjen që suplementet nuk duhet marrë me vetiniciativë, por pas konsultimit me ekspertin edhe madje pas analizave të cilat kanë treguar mungesën e tyre.

Vitaminat të cilat merren në mëngjes

Vitamina B12 më së miri është të merret në lukth të thatë me vitaminën B1 dhe bakër. Kjo vitaminë B12 nxit krijimin e energjisë dhe prandaj duhet marrë në mëngjes në lukth të thatë.

Veç kësaj, në mëngjes është koha edhe për marrjen e vitaminës C, e cila mund të merret me vitaminat B12, E dhe A.

Shtesa e hekurit gjithashtu merret në mëngjes, mirëpo bashkë me ushqimin, që të mos “bjerë” rëndë në lukth, mirëpo është me rëndësi të mos merret në kombinim me zinkun, vitaminën E, manganin apo kalciumin.