14:02 / E Enjte, 15 Dhjetor 2022 / k.v

Zip Club, vendi për atmosferë të zjarrtë në ditët e ftohta të dimrit

Në temperaturat e ftohta të këtij fillimdimri, padyshim që njerëzit kërkojnë vende të ngrohta, si nga temperaturat, ashtu edhe nga atmosfera.

E, për këtë gjë kujdeset klubi i natës, ‘Zip Club Prishtina’ që është hapur ditë më parë.

Në hapjen e këtij klubi, kanë marrë pjesë shumë njerëz të famshëm, të të gjitha profilet.

Klubi që gjendet te ‘Lidhja e Pejës’, në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, përpos sezonit të dimrit, do vazhdojë punën, duke sjell te ju emrat më të njohur të shoubizit shqiptarë.

Pos muzikës, Zip Club Prishtina do t’iu mbaj në disponim edhe me të gjitha llojet e pijeve alkoolike dhe joalkoolike, duke ua bërë netët e paharruara.

Krejt çka ju mbetet juve, është që ta vizitoni këtë klub dhe për të tjerat kujdeset stafi profesional i Zip.