75 Mall Live Search
10:38 / E Enjte, 02 Janar 2025 / L A

Zirkzee nuk do të largohet nga Manchester United

Sulmuesi holandez, Joshua Zirkzee nuk po kalon një sezon të mirë me Manchester Unitedin.

Zirkzee, në ndeshjen ndaj Newcastle u zëvëndësua nga Amorim pas vetëm 33 minutash, ku shihej duke qarë.

Zirkzee, u lidh me një rikthim në “Serie A”, me Juventusin dhe Napolin të interesuara për të.

Mirëpo Zirkzee, nuk mendon të largohet nga “Djajtë e Kuq”, ku sipas “Daily Mail”, holandezi dëshiron të luftojë për vendin e tij në formacionin bazë dhe se fokusi i tij është vetëm ajo.

Zirkzee, këtë sezon ka shënuar vetëm 4 gola në 27 paraqitje në të gjitha garat./IndeksOnline/