Zirkzee zbarkon në Manchester për vizitat mjekësore

Joshua Zirkzee ka vendosur më në fund se ku do të vazhdojë karrierën. Sulmuesi holandez ka zbarkuar ditën e sotme në Manchester, ku do të kryejë vizitat mjekësore. Më pas do të firmos me “Djajtë”.
Manchester United dhe Zirkzze kanë arritur marrëveshjen mes tyre për një kontratë 5-vjeçare. Kështu lojtari gjatë kësaj periudhe do të përfitoje 3.5 milionë euro në vit, ndërsa plot 45 milionë euro do të shkojnë në arkat e Bolognas.
Kujtojmë se Milan ishte një tejtër ekip që këmbënguli deri në fund për shërbimet e holandezit, por tashmë anglezët kanë fituar garën për Zirkzeen. Në sezonin e fundit me Bolognan, holandezi luajtir në 35 ndeshje, ku shënoi 11 gola dhe asistoi në 5 raste.
🚨🇳🇱 Joshua Zirkzee day has started with medical tests for new Manchester United player.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 12, 2024
Face to face meeting with Erik ten Hag will follow then he's gonna sign contract until June 2029 with option for further season.
€42,5m fee to be paid in three years to Bologna. pic.twitter.com/vG0H4BSIqn