Ziyech në zi, futbollistit i vdes vëllau
Ish-ylli i Chelseat dhe Ajaxit, Hakim Ziyech po përjeton një moment të rëndë në jetën e tij.
Kjo pasi që vëllau i tij, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme, me futbollistin që bëri këtë të ditur në faqen e tij në “Instagram”.

Klubi i tij Wydad, lëshoi një deklaratë zyrtare duke shprehur ngushëllimet më të thella dhe solidaritetin e plotë me Ziyech dhe familjen e tij gjatë kësaj kohe të vështirë.
Ende nuk dihen arsyet se si vdiq vëllau i ish-yllit të Chelseat dhe Ajaxit./IndeksOnline/

