75 Mall Live Search
12:49 / E Enjte, 11 Prill 2024 / S Z

Zjarr te Bashkia e Tiranës, protestuesit hodhën molotov, ndërhyn FNSH-ja

Pasi para bashkisë së Tiranës protesta mori përmasa më përshkallëzuese, ku qytetarët hodhën molotov, duke shkaktuar zjarr në hyrë të institucionit, në vendngjarje ndërhyri FNSH.

Këshilltarët e opozitës kanë tentuar që të hyjnë në godinën e Bashkisë Tiranë, aty ku po mbahet edhe protesta e thirrur në lidhje dosjen 5D.

Ata kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë, por janë ndaluar nga efektivët.