75 Mall Live Search
20:29 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zjarr afër shtëpive në fshatin Navolan të Vushtrrisë

Po vazhdon tradita e keqe e djegies së hamulloreve në arat e Kosovës. Një veprim i këtillë sonte ka ndodhur në fshatin Navolan të Vushtrrisë, ku zjarri kishte përfshi disa ara që gjendeshin fare pranë shtëpive.

Djegia e hamulloreve është një veprim i dëmshëm për florën e tokës, pasi e shkatërron atë, duke e bërë më pak produktive për kultivim të kulturave bujqësore, por nga mos kontrollimi i zjarrit, mund të ketë pasoja tjera të mëdha.