Zjarr edhe në malet e Llaushës
Pavarësisht reagimeve nga të gjitha instancat në vend, zjarret nuk kanë të ndalur në çdo anë të Kosovës.
Para pak minutave zjarri ka pushtuar edhe malet e Llaushës në Skenderaj, raporton Indeksonline.

Duhet përkujtuar që shpesh herë kur zjarret ndizen ka edhe vonesa për ndërhyrje nga ana e zjarrfikësve. Lidhur me këtë mëngjesin e sotëm kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur në takim përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë, ku theksoi se kërkon koordinim dhe informim në kohë reale për situatën e krijuar nga zjarret./Indeksonline/