21:00 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

“Zjarr” gara për vendin e katërt në Serie A, Strakosha bën mrekullinë

Lazio ka mposhtur Udinesen me rezultat 2-0 në ndeshjen e mbetur të xhiros së 25-të të Serie A.

Skuadra nga kryeqyteti epërsinë e dyfishtë e krijoi që në pjesën e parë të ndeshjes.

Golat për Lazion i shënoi Caicedo në minutën e 21-të dhe tre minuta më vonë Sandro shënoi autogol.

Në pjesën e dytë Udinese kishte mundësi të ngushtoj rezultatin por penalltinë e De Paul e priti për mrekulli Thomas Strakosha.

Lazio kalon në pozitën e shtatë me 52 pikë, tri pikë më pak se Milani që është në vendin e katërt.

Milan, Roma, Atalanta, Lazio por dhe Torino do të jenë në luftë për vendin e katërt deri në xhiron e fundit të  Serie A. /IndeksOnline/