Zjarr i madh në Fushë-Kosovë, intervenojnë policia dhe zjarrfikësit

Një zjarr i madh është përhapur në Fushë-Kosovë, raporton Indeksonline.
Një hapësirë e konsiderueshme e tokës djerrinë që gjendet prapa lagjes Eliza është përfshirë nga zjarri.
Akoma nuk dihet nëse zjarri është shkaktuar aksidentalisht, apo qëllimshëm.
Në pamjet e siguruara nga Indeksonline vërehet se, teksa zjarri përhapet, policia dhe zjarrfikësit po mundohen ta shuajnë.
Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes: