16:11 / E Martë, 05 Korrik 2022 / OSH

Zjarr i madh në Greqi, flakët shumë afër shtëpive, urdhër për evakuim

Pak orë pas shpërthimit të zjarrit të madh në Porto Germeno në afërsi të Athinës autoritetet greke kanë dhënë urdhër për evakuimin e banorëve nga vendbanimi Mytika.

Zjarri ka rënë në orën 12:00 të së martës në një zonë pyjore duke sinjalizuar alarmin për mobilizimin e zjarrfikësve.

Pamjet e para nga vendi i ngjarjes janë karakteristike, pasi duket se zjarri po afrohet shumë pranë banesave në zonë.