75 Mall Live Search
14:32 / E Mërkurë, 30 Korrik 2025 / k.v

Zjarr i madh në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, tym i zi afër “rrethit të Ismetit” (Video)

Një zjarr i madh sapo ka shpërthyer në lagjen “Arbëria” të Prishtinës.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje live nga vendi i ngjarjes, ku shihet tym i dendur i zi, duke u ngritur afër vendit të njohur si “rrethi i Ismetit”.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit apo nëse ka persona të lënduar. Zjarrfikësit pritet të ndërhyjnë në vendin e ngjarjes.

IndeksOnline do t’ju mbajë të informuar me detaje të reja nga terreni.