Zjarr i madh në Mitrovicë, po shpërndahet me të madhe!

Një zjarr i madh është shpërndarë në komunën e Mitrovicë, saktësisht në Shupkovc.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Sipas informacioneve të para, zjarrfikësit kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe janë duke tentuar të shuajnë zjarrin.
Mirëpo, zjarri është duke u përhapur me shpejtësi të madhe.

Ende nuk dihet shkaku i këtij zjarri./IndeksOnline/
