Zjarr i madh në një fabrikë në Ferizaj, Policia dhe Zjarrfikësit në vendngjarje (video)

Është përfshirë nga zjarri një objekt në Komunën e Ferizajt.
Në pamjet e siguruara na Indeksonline shihet se zjarri është i përmasave të mëdha.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli për Indeksonline konfirmoi rastin derisa njoftoi se zjarri ka shpërthyer në një fabrikë të ngjyrave.
Siç thotë ai, Policia dhe Zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes.
Për momentin ata janë duke u munduar të lokalizojnë zjarrin.