75 Mall Live Search
12:43 / E Diele, 08 Nëntor 2020 / Blerim

Zjarr i madh në parkun kombëtar të Qafshtamës në Shqipëri

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pyjet e parkut kombëtar te Qafshtamës, dyshohet se zjarri deri tani ka djegur mbi 10 hektarë pyje, ndërsa flakët kanë ardhur nga ana e Burrelit dhe vijojnë në drejtim të qendrës së kampit ku ka disa lokale e bujtina.

Mësohet se ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të terrenit të  thyer dhe mungesës së rrugëve për të shkuar në vendin ku është përfshirë nga flakët.

Zjarri ka filluar nga ana e Burrelit dhe tashme ka dalë nga ana e Krujës, vijon me shpejtësi drejt qendrës së Qafshtamës