Zjarr i madh në Prapashticë, nuk u shua për tre orë
Një zjarr masiv ka përfshirë mbrëmë malin në fshatin Prapashticë të komunës së Prishtinës.
Sipas banorëve, zjarri ka nisur në ora 19:00 dhe nuk është shuar deri në orën 21:00.
Lexues të portalit Indekonline kanë dërguar pamje të zjarrit, ku shihen ekipet e zjarrfikësve duke intervenuar.
Në këtë pjesë ka shtëpi banimi, por që për fat të mirë nuk janë shumë afër dhe nuk rrezikoheshin.
Kujtojmë se kohëve të fundit janë shtuar dukshëm rastet e zjarrvënieve në mbarë territorin e Kosovës. /Indeksonline/