Zjarr i madh në Sopijë, kryetari thotë se këtë po e shkaktojnë të papërgjegjshmit

Është shkaktuar zjarr i madh në fshatin Sopijë të Komunës së Suharekës.
Kryetari Bali Muharremaj menjëherë ka dalë në terren ku tha se zjarri është bërë qëllimshëm nga persona të papërgjegjshëm.
“Kjo gjendje e shkaktuar nga zjarri është në fshatin Sopijë.
Temperaturat e larta tani shkaktojnë probleme, e aq më tepër kur zjarri bëhen i qëllimshëm nga persona të papërgjegjshëm.
Ju lutem keni kujdes, dhe mbrojeni ambientin, në mënyrë që mos të kemi dëme të mëdha materiale”, ka shkruar Muharremaj./Indeksonline/