Zjarr i madh në Tetovë: Një viktimë, tjetri i djegur rëndë
Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë në Tetovë.
Sipas informacioneve të para jozyrtare, një person ka ndërruar jetë, ndërsa një person tjetër ka marrë plagë si pasojë e zjarrit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet përkatëse po punojnë për zbardhjen e rastit.

