75 Mall Live Search
12:53 / E Enjte, 14 Prill 2022 / B O

Zjarr i madh në Tophane, po digjet një objekt

Në lagjen Tophane të Prishtinës janë përfshirë nga zjarri lokale dhe banesa.

Në vendin e ngjarjes janë parë policia dhe zjarrfikësit. Ata janë parë duke i ndihmuar qytetarët për të dalë nga objekti banesor.

Deri më tani nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale.