Zjarr i madh në Vitomiricë/ Digjet një shtëpi, zjarrfikësit dhe policia në vendngjarje (Pamje)

Është përfshirë nga flakët një shtëpi dykatëshe në fshatin Vitomiricë, në afërsi të rrugës Pejë–Rozhajë, në rajonin e parë të këtij lokaliteti, transmeton portali IndeksOnline.
Zjarrfikësit dhe njësitet e policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për ta lokalizuar zjarrin.
Ende nuk ka informacione nëse ka persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale raportohet të jenë të konsiderueshme.
Shkaku i shpërthimit të zjarrit mbetet i panjohur për momentin, por sipas policisë, pritet që eksperti i zjarreve të konstatojë shkaqet e sakta të djegies./IndeksOnline/
