Zjarr i përmasave të mëdha shumë pranë banesave në Dukat

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në fushën e Dukatit, vetëm 50 metra larg një banese. Situata tepër alarmante, ndërsa flakët përhapen me shpejtësi dhe rrezikojnë të përfshijnë banesat aty pranë.
Në vendngjarje, deri pak minuta më parë, ndodhej vetëm një makinë policie dhe kalimtarë të rastësishëm, ndërkohë që zjarrfikësja nuk kishte mbërritur ende. Bëhet thirrje për ndërhyrje urgjente për të shmangur një situatë më të rënduar, raporton A2televzion.

Zjarr i përmasave të mëdha shumë pranë banesave në
Ndërkohë një tjetër zjarr ka shpërthyer në një kodër pranë fshatit Drashovicë të Bashkisë Selenicë. Vatra e zjarrit është në një terren shumë të vështirë, ndërsa era e fortë që fryn ndihmon në përhapjen e flakëve.