Zjarr në autobusin që po shkonte nga Kosova në Zvicër? Reagon kompania
Në një autobus që po udhëtonte nga Kosova për në Zvicër, ka ndodhur një incident i vogël.
IndeksOnline raporton se autobusi që po bartte mërgimtarë, të cilët kanë përfunduar pushimet e tyre dimërore dhe po udhëtonin drejt mërgimit, është përfshirë nga zjarri.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në territorin e Kroacisë.
Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihet se si del tym nga autobusi, teksa udhëtarët janë të gjithë jashtë tij.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe kompania e udhëtimeve, që posedon autobusin.
“Kompania ARDITI TOURS demanton kategorikisht lajmin e publikuar në disa media, përfshirë Klan Kosova, se është djegur një autobus i kompanisë sonë.
Sqarojmë opinionin publik se autobusi në fjalë nuk është djegur dhe ka qenë gjatë gjithë kohës në udhëtim të rregullt. Gjatë rrugës është paraqitur një defekt i vogël teknik, i cili është riparuar brenda 20 minutave, pa rrezikuar sigurinë e pasagjerëve. Pas ndërhyrjes teknike, udhëtimi ka vazhduar normalisht.
ARDITI TOURS i kushton rëndësi maksimale sigurisë së udhëtarëve dhe mirëmbajtjes së mjeteve transportuese” thuhet në reagim të kompanisë.
Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes:

