Zjarr në banesat kolektive në Plemetin

Një banesë ka marrë flakë në Plemetin të komunës së Obiliqit, para pak minutash.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Sipas videos, zjarrfikësit kanë arritur të shuajnë zjarrin që kishte përfshirë katin e fundit të banesave kolektive në Plemetin.
Nuk dihet nëse ka ndonjë person të lënduar.
Kujtojmë se këto banesa janë të banuara nga komunitetet ashkali, romë e serb./IndeksOnline/