75 Mall Live Search
18:22 / E Shtunë, 16 Korrik 2022 / OSH

Zjarr në Derven të Krujës, digjen pemët frutore

Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe me pemë frutore në Derven të Krujës këtë të shtunë.

Rreth një dynym tokë e mbjellë me arra, kumbulla dhe fiq është përfshirë nga flakët që po përhapen më tej në territor.

Forcat zjarrfikëse të Krujës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe shmangien e dëmeve të mëtejshme në pemë të tjera frutore të zonës.