75 Mall Live Search
20:13 / E Diele, 22 Qershor 2025 / FR

Zjarr në Ferizaj: Dëmtohen tri vetura, arrestohet 38 vjeçari

Një incident i zjarrit ka ndodhur sot rreth orës 17:10 në rrugën “Brahim Ademi“, në Ferizaj.

Lidhur me rastin është arrestuar një 38 vjeçar me incialet A.D, si i dyshuar për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

I njëjti më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli tha se me këtë rast janë dëmtuar edhe tri vetura.

“Më 22.06.2025, rreth orës 17:10, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj është raportuar një zjarr. Në vendngjarje kanë dalë patrulla policore dhe njësiti i zjarrfikësve, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Sipas ankuesit nga zjarri janë dëmtuar tri vetura, goma dhe pjesë plastike, me një dëm të vlerësuar rreth 1800 euro “, deklaroi Veseli.