75 Mall Live Search
19:16 / E Enjte, 04 Mars 2021 / Blerim

Zjarr në fshatin Bajçinë të Podujevës, rrezikohet një depo

Një zjarr i madh ka përfshirë një pjesë të livadheve të fshatit Bajçinë të Podujevës, duke rrezikuar seriozisht përfshirjen nga zjarri të një depo aty afër.

Një qytetar i këtij fshati ka thënë për IndeksOnline se zjarri është shkaktuar nga papërgjegjshmëria e disa qytetareve, sepse zjarri është përhapur me shpejtësi duke rrezikuar dëmtimin e pronave private dhe afariste.