75 Mall Live Search
08:58 / E Hënë, 10 Mars 2025 / k.v

Zjarr në fshatin Siqevë, digjen rreth 10 hektarë mal

Një zjarr masiv ka përfshirë rreth 10 hektarë mal në fshatin Siqevë të Prishtinës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonën e pyllëzuar. 

Sipas raportit të policisë, rasti është raportuar më 9 mars 2025, rreth orës 15:35, nga ankuesi kosovar, i cili njoftoi autoritetet për zjarrin. 

Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse dhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë intervenuar për ta lokalizuar dhe shuar flakën. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa hetimet janë në vazhdim./IndeksOnline/