Zjarr në Gostivar/ Një fëmijë vdes ndërsa një grua në gjendje të rëndë

Mëngjesin e sotëm është përfshirë nga zjarri një ndërtesë banimi në Gostivar, shkruan Indeksonline.
Mediat në Maq. e Veriut raportojnë se si pasojë e kësaj, një fëmijë ka ndërruar jetë, kurse një grua është në gjendje të rëndë.
Gruaja e moshës 35-vjeçare është dërguar në Spitalin e Gostivarit me plagë të rënda.
Në Qendrën Emergjente është konstatuar vdekja e fëmijës, që sipas gjitha gjasave ka ndodhur për shkak të ngufatjes nga tymi.
Sipas dëshmitarëve, zjarri ka nisur para orës tetë të mëngjesit, ndërsa tymi është vërejtur në të gjithë rrugën./Indeksonline/
