Zjarr në kuzhinën e një pompe derivatesh në Qyshk të Pejës, nuk ka të lënduar

Është përfshirë nga zjarri kuzhina e një pompe derivatesh në fshatin Qyshk të Pejës.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas tij, nuk ka të lënduar dhe se shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar
“Sot rreth orës 19:05 Policia është informuar për një zjarr i cili ka ndodhur në një pompë derivatesh në fshatin Qyshk, në kuzhinën e objektit përkatës. Policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi i zjarrfikësve të cilët kanë vënë zjarrin nën kontrollë. Persona të lënduar fatmirësisht nuk ka. Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar”, ka thënë Rugova. /IndeksOnline/