75 Mall Live Search
10:16 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Zjarr në Lipjan, s`ka të lënduar

Në komunën e Lipjanit është raportuar për përfshirje të pyllit nga zjarri, njofton Indeksonline.

Sipas raportit të Policisë, nga zjarri nuk ka pasur të lënduar dhe ai është lokalizuar nga njësia e zjarrfikësve.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri pylli i tij. Njësia e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar”. /Indeksonline/