75 Mall Live Search
20:31 / E Shtunë, 11 Prill 2020 / indeksADMonline

Zjarr në malet e Shtimes: Mos organizoni piknike dhe mos ndezni zjarre

Ditëve të fundit e sidomos sot gjatë ditës është raportuar për zjarr në malet e Topillës, ndërsa në orët e vona edhe në malet e fshatit Pjetërshticë me ç’rast është intervenuar nga Njësia Profesionale e Zjarrëfikësve në Shtime dhe Policia e Kosovës.

“Andaj apelojmë te të gjithë banorët e komunës së Shtimes, mos të organizojnë pikniqe dhe mos të ndezin zjarre në male pasiqë kështu po shkatërrohen pyjet dhe hapësirat publike.

Policia dhe autoritëtët komunale nga nesër do të marrin masa edhe më të rrepta si dhe inspektime dhe të gjithë ata të cilët në mënyrë grupore hasen duke ndezur zjarre apo edhe duke hedhur mbeturina do të gjobiten sipas dispozitave ligjore.

Ju lutemi qëndroni në shtëpitë e juaja, nuk është kohë feste, nuk është kohë organizimesh, përkundrazi këto organizime janë të rrezikshme për shëndetin e juaj dhe familjet tuaja dhe ambientin.

Qëndroni në shtëpi, kjo është e domosdoshme, të dalim pa pasoja dhe si është më së miri nga kjo situatë pandemike” thuhet në njoftim.